Zhegrova asiston, Ademi shënon golin e barazimit kundër Xamax (video)

Baseli e ka barazuar në 1-1 rezultatin ndaj Xamax.

Edon Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi.

Sulmuesi shqiptar pas asistit të mrekullueshëm nga ana e Zhegrovës, kishte vetëm për ta dërguar topin në rrjet dhe e bëri pa ndonjë problem, duke barazuar 1-1 rezultatin.