Haradinaj: Kurti është ‘’diktator’’, po i shantazhon mësimdhënësit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, ai është një diktator i cili po i shantazhon mësimdhënësit.

Madje ai, Kurtin e konsideron si shkaktar kryesor të krizës.

“Shkaktar i krizës sociale është qeveria Kurti”, ka thënë Haradinaj në Atv.

Tutje, ai ka theksuar se mos marrja e përgjegjësisë nga kryetari i qeverisë dhe mos bërja e ligjit të pagave me kohë ,janë arsyjet e grevës në arsim.

“Kurti nuk pranon një rritje të pagave urgjente për mësimdhënësit. Ka vetëm një arsye që ka grevë në arsim dhe ajo është mos marrja e përgjegjësisë nga kryetari i qeverisë”, ka shtuar Haradinaj.