Zhurmë e madhe në Kuvend, opozita pengon fjalimet e pozitës me goditje tavolinash dhe fishkëllima

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës po protestojnë duke i goditur tavolinat me shishe uji e duar, në mënyrë që të bëjnë zhurmë për të mos i lënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje t’i mbajnë fjalimet e tyre në foltoren e Kuvendit dhe shpalosjes së të arriturave të Qeverisë Kurti.

E gjithë kjo po bëhet për shkak se opozita ka kërkuar që të mos vazhdojnë punimet e seancës plenare deri në themelimin e komisionit hetimor për çështjet e energjisë.