Zjarr i frikshëm në një fabrikë në Greqi, mbyllet rruga nacionale Athinë-Lamia (Video)

Një fabrikë në Greqi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Mediat greke shkruajnë se zjarri ka rënë në Metamorfosi, në rrugën sorou. Për pasojë, rruga nacionale Athinë-Lamia aktualisht është mbyllur në të dy kalimet.

Sipas të dhënave të para nga shërbimi zjarrfikës, fabrika ku ka rënë zjarri është me materiale të riciklueshme, ndërsa raportohet se për momentin zjarri nuk është shtrirë afër banesave. Megjithatë, është dhënë alarmi pasi pranë zonës së zjarrit gjenden fabrika të tjera industrial.

21 zjarrfikëse me 7 automjete kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, së bashku me kamionët e ujit dhe vullnetarë.

https://youtu.be/ONimqrMjiAo