Zjarr i madh në Shkabaj, rrezikohet edhe objekti i RTV Dukagjinit

Në dalje nga Prishtina (rrugës për në Obiliq), më saktësisht në fshatin Shkabaj, në afërsi të objektit të RTV Dukagjinit ka shpërthyer një zjarr i madh.

Pas 10 minutash nga zjarri, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin e madh.

Ekipet e zjarrfikësve janë akoma në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Në rrezik për përfshirje nga zjarri kanë qenë edhe disa objekte përreth, përfshirë pra edhe objektin e RTV Dukagjinit.