Zjarr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Një zjarr ka shpërthyer sonte rreth orës 20:00 në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet që zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe afer Aeroportit.

Ndërsa makinat e zjarrëfikësve shihen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit./Indeksonline/