Si pasojë e motit të keq, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Prishtinës

Reshjet e pandërprera të shiu si dhe moti i keq që po vazhdon të mbizotërojë në vend ka ndikuar që të ndërpriten të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të aeroportit është bërë e ditur se fluturimet që kanë qenë të planifikuara për sot në mbrëmje janë anuluar.

Në njoftim gjithashtu u tha se fluturimet që kanë qenë të planifikuar nesër deri pas orës 12:00 janë të anuluara.

Ende s’është bërë e ditur nëse vijat e rregullta të fluturimeve do të vazhdojnë pas këtij orari.