Zjarr në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, dyshohet për viktima

Një zjarr ka rënë në klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet fillestare të Indeksonline pohojnë se dyshohet se ka edhe viktima nga ky rast.

NJësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke kryer hetimet mbi rastin.

Akoma nuk dihet se çka ka qenë shkaku i këtij zjarri.

Indeksonline është në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar.