Shpërthim në Mal të Zi, ka të vdekur

Një person ka humbur jetën nga shpërthimi i një automjeti në rrugën Partizanski put në Podgoricë, raportojnë mediat lokale.

Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” nga Administrata e Policisë. Institucioni i sigurisë nuk bëri të ditur identitetin e personit që humbi jetën nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 10.