Zjarr në ‘Pallatin e beqarëve’ (Video)

Një zjarr ka rënë në katin e parë të një pallati të njohur si ‘Pallati i Beqarëve’ në lagjen Skenderbeg.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve në banesën ku ra zjarri.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.