Zjarr në rrugën C në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyet në një nga koninjerët në rrugën C në Prishtinë.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv janë deklaruar nga Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo ndonjë dëm material.

“Në terren ka dalur ekipi i zjarrfikësve të cilët veçse janë duke e lokalizuar zjarrin. Ka qenë një zjarr goxha i madh në një nga kontinjerët”.

“Deri më tani s’kemi të raportuar për ndonjë person të lënduar apo ndonjë dëm material, përveç djegies së kontinjerit të bërrllokut”, thanë nga kjo brigadë për Klankosova.tv.

“Po të mos ishte intervenuar me kohë, zjarri ka pasur mundësi të depërtojë edhe tek parkingjet nëntokësore dhe të shkaktojë dëme edhe tek veturat”.