Zjarr te konviktet në Prishtinë, duket të jetë i qëllimshëm (video)

Disa pisha në oborrin e konvikteve të Qendrës Studentore në Prishtinë, janë përfshirë nga zjarri, mbrëmjen e sotme.

Aty janë parë edhe Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit.

Nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është përhapur në disa vende, gjë që bën të dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/