Zjarri në pallatin 5-katësh, lëndohet një zjarrfikës, në spital dhe një banor

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri që përfshiu ditën e sotme një pallat në Pogradec.

“BalkanWeb” raporton se është lënduar një punonjës i shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët, i cili është transportuar për në spital. Gjithashtu, në spital ka përfunduar dhe një banor, i cili ka pasur gjendje ankthi.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat 5-katësh, pranë Kishës, ku siç shihej në pamje zona ishte përfshirë nga shtëllungat e tymit dhe flakët.

Ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët. Aktualisht zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.