Zjarri përfshin banesën tre katëshe, humbin jetën 13 persona. Mes tyre edhe fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Filadelfia. Trembëdhjetë njerëz vdiqën kur zjarri përfshiu një banesë trekatëshe, e cila ishte shndërruar në apartamente, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit.

Hetuesit nuk kanë hyrë ende brenda shtëpisë, megjithëse zjarri është nën kontroll, tha zyrtari i zbatimit të ligjit. Zyrtari kërkoi që të ruhet anonimati i vijtimave për shkak të natyrës së ndjeshme të hetimit.

Kryebashkiaku Jim Kenney njoftoi se mes viktimave kishte edhe fëmijë.

“Të humbasësh kaq shumë fëmijë është thjesht shkatërruese. Mbajini këto foshnja në lutjet tuaja,” tha Kenney.

“Kjo është pa dyshim një nga ditët më tragjike në historinë e qytetit tonë, humbja e kaq shumë njerëzve në një mënyrë kaq tragjike,” tha kryebashkiaku.