Këta janë nëntë viktimat e helikopterit të rrëzuar të Kobe Bryant

Nëntë persona ishin në helikopterin e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, që u rrëzua në Los Angeles të dielën, duke humbur jetën të gjithë pasagjerët.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, edhe shtatë persona të tjerë ishin në atë helikopter, pasi që po shkonin së bashku në akademinë e Bryant, Mamba Academy.

Kobe Bryant (41-vjeçar)

Ai e nisi rrugëtimin e tij në NBA në moshën vetëm 18-vjeçare dhe vazhdoi duke u bërë legjendë e këtij sporti me Los Angeles Lakers.

Me ekipin kombëtar të SHBA-së, ai i fitoi dy medalje të arta të Lojërave Olimpike, duke e mposhtur Spanjën në finale në të dyja rastet (Beijing 2008 dhe Londër 2012).

Gianna Bryant (13-vjeçare)

Gianna ishte e dyta nga katër vajzat e Kobe Bryant dhe ishte edhe vetë basketbolliste e talentuar. Ajo po shkonte me babanë e saj në Mamba Academy, ku pritej ta luante një ndeshje.

John Altobelli (56) and Keri Altobelli

John ishte trajneri i bejsbollit në Orange Coast College, ku u fitoi katër kampionate universitare. Ai kishte udhëtuar edhe disa herë të tjera bashkë me Bryant. Familja Altobelli jetonte në Neëport Beach dhe i kishte tre fëmijë.

Alyssa Altobelli (13-vjeçare)

Alissa ishte vajza e John dhe Keri Altobellit, si dhe shoqja e Giannas, pasi që ishte pjesë e Mamba Academy. Ajo i ka dy vëllezër: J.j Altobellin dhe Alexis Altobellin.

Sarah Chester (45) dhe Payton Chester (13)

Nëna dhe vajza ishin gjithashtu në helikopterin që u rrëzua. Payton ishte bashkëlojtare e Giannas në Mamba Academy.

Christina Mauser (38 years old)

Ajo ishte ndihmëstrajnere e ekipit të vajzave në Mamba Academy, ku e mësonte Giannan. Ajo ishte e martuar me Matt Mauser dhe i kishte tre fëmijë.

Ara Zobayan (50-vjeçar)

Ai ishte piloti i helikopterit privat të Bryant dhe ishte gjithashtu instruktor i fluturimeve.