Zv.kryeministri Bislimi takon në Hagë, Krasniqin e Selimin, por jo edhe Thaçin e Veselin

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka vizituar sot në Hagë, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Bislmi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Por, ai nuk ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Postimi i tij i plotë:

Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta.