Zveçan, gruaja e raportuar e zhdukur, gjendet e vdekur në lumin Ibër

Trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme, e cila është paraqitur në polici nga familjarët para tre ditësh si e zhdukur, është gjetur para gjysmë ore në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.

Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, viktima me inicialet J. P. është e nacionalitetit serb dhe nga veriu i Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, vendin e ngjarjes e ka vizituar sot edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla.

Mësohet se ai ka qëndruar aty rreth 20 minuta, ndërsa është shoqëruar nga forca të rrepta të policisë së Kosovës.