Zvicër: Aksident në autostradën A1, pesë të lënduar

Trafiku u ndërpre seriozisht pasditen e djeshme në autostradën A1 në urën Versoix, pas një aksidenti me pesë automjete, ku u lënduan 5 persona, një seriozisht.

Viktima e lënduar keq duhej të largohej nga makina e tij nga zjarrfikësit. Ai me helikopter u dërgua në spital.

Policia hapi rrugë shërbimi për veturat për të lehtësuar bllokimin, përcjell albinfo.ch.

Rruga në drejtim të Lozanës mbeti e mbyllur deri në orën 19:00.