Aksident në Itali, vdes 18-vjeçari me origjinë nga Kosova

Një aksident dramatik i mori jetën një të riu me origjinë nga Kosova, mbrëmë në Caselle Torinese.

18-vjeçari Blend Halili u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike përderisa ishte duke drejtuar një veturë të vogël, të tipit “Ford Ka”. Thuhet se vetura ishte pronë e babait të tij dhe se nuk kishte patentë shofer, raporton gazeta italiane, “Corriere Torino”.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes. Tre djem të tjerë, të moshave 16 deri 18-vjeçare, ishin duke udhëtuar me të.

Tre djemtë arritën të dilnin nga vetura dhe u dërguan në spital. Trupi i pajetë i 18-vjeçarit mbeti i djegur në veturë.