Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj drejt Euro 2020.
Në ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve, zviceranët kanë arritur të mposhtin kombëtaren e Gjeorgjisë me rezultatin 0- 2.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e zbehtë dhe jo me shumë raste shënimi për gol.
Rezultati u zhbllokua tek në minutën e 57-të, kur Steven Zuber shënoi një gol të bukur pas asistimit të Embolo.
Fitoren e helvetikëve e vulosi Denis Zakaria, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 80-të.
Kështu, Zvicra merr tri pikët e para ndaj Gjeorgjisë, grupin D, ku luajnë edhe Gjibraltari, Irlanda dhe Danimarka.
https://streamable.com/srokh