Zvicra heq kufizimet për qytetarët shqiptarë, mund të kalojnë pa test e pa vaksinë

Zvicra ka futur Shqipërinë në zonat me rrezik të ulët infeksioni. Nga sot, Aeroporti ‘Nënë Tereza’ bën me dije se qytetarët mund të kalojnë në kufirin zvicerian pa qenë e nevojshme të kesh një test anti-COVID ose të jesh i vaksinuar me një vaksinë.

Nga sot të gjithë qytetarët shqiptar do të mund të udhëtojnë drejtë Zvicrës pa ju kërkuar testi apo pasaporta e vaksinës.

Aeroporti Nënë Tereza njofton se Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt saj, mjafton të kenë biletën, pasaportën dhe maskën. Deri më tani qytetarët shqiptar mund të udhëtojnë drejt Austrisë, Holandës, Belgjikës dhe Zvicrës pa tampon dhe pa bërë vaksinë.

“Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Hollanda, Belgjika, Zvicra.

Ju urojmë shëndet.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport” shkruan TIA.