Zvicra: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë

Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme.

Ai ka thënë se së fundmi është rrezikuar bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovës, duke i ftuar palët që të zgjedhin dialogun si proces të zgjidhjes.

“Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë… Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.