Zvicra triumfoi ndaj Irlandës, mbetet në garë për t’u kualifikuar në Evropian

Zvicra ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Zviceranët fituan 2 – 0 ndaj Irlandës për të vazhduar luftën për kualifikim në Evropian.

Haris Seferoviç shënoi golin e parë për vendasit në minuan e 16-të, derisa asistoi Admir Mehmedi.

Ndërkohë, për golin e dytë u përkujdes Shane Duffy, i cili realizoi autogol në minutat e fundit të takimit.

Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta në këtë takim për Zvicrën, derisa Mehmedi e lëshoi fushën në minutën e 28-të për shkak të një lëndimi.

https://www.youtube.com/watch?v=Jc4BAxBYc6s