Zyba e quan Hisen Berishën “komunist”, Bekë Berisha e largon nga mbledhja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, kanë pasur një përplasje mes vete gjatë raportimit të ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Zyba ndonëse nuk është anëtar në këtë komision, kërkoi të marrë fjalën. Fillimisht tha se nuk pajtohet me deklarimet e deputetit të PDK-së e më pastaj e quajti “komunist”.

Pas kësaj, pati përplasje ndërmjet Berishës e Zybës, duke bërë që kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha ta largojë nga mbledhja.