Zyberaj: Restoranti ku darkoi Naim Murseli është vendtakimi me agjentë të BIA-s serbe

Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i ish-presidentit Behgjet Pacolli, deklaroi se restoranti ku pak para se të vritej kishte darkuar Liridona Ademaj, është vendtakim i siç tha, lloj lloj muti të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe.

“Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graqanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysmë ore pas darkës. Qenka vendtakimi i lloj lloj muti(ndjesë për shprehjen)të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe”, shkroi Zyberaj në Facebook, duke shtuar se “Ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë”.