Zyra e kryeministrit Hoti: S’ka shtyrje të takimit të 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

Zyra e kreut të qeverisë, Avdullah Hoti, ka mohuar se është anuluar takimi i 2 shtatorit që do të mbahet në Uashington mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë, informon Koha.net

Beqiri: “Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”

Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Takimi i parë ishte planifikuar në muajin qershor, pornuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.