Zyra e OBSH-së në Shqipëri: Masat e marra, mjeti më i fuqishëm për të kapërcyer krizën

0
195

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit në Shqipëri ka përgëzuar punën e bërë nga punonjësit e shëndetit në vend, në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, zyra e OBSH-së theksoi se po punon me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me masat e marra, që të jenë në përputhje me rekomandimet e kësaj organizate.

Ky postim u shpërnda edhe nga kryeministri Rama pak minuta më vonë, duke ironizuar të gjithë ata që nuk besojnë në masat e marra.

“Ja edhe OBSH-ja një minutë më parë, që ta dini kur të dëgjoni togfjalëshin OBSH nga ata që kanë vite të tëra pa punë dhe tregojnë nga ekranet e nga portalet se si bëhet puna”, shkruan Rama krahas postimit të zyrës së OBSH-së.

Postimi i plotë:

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt