Zyrtare: Bekim Balaj bëhet me skuadër të re

Pasi nuk rinovoi me Akhmat Grozny në Rusi, Bekim Balaj gjen skuadër.

Balaj i ka dhënë fund pritjes për ekipin e ri. Gazeta austriake “Kleine Zeitung” raporton se sulmuesi shkodran do vijojë karrierën e tij në Austri me skuadrën e Shturm Graz.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi tashmë është vetëm një formalitet.

Bundesliga austriake është kampionati i gjashtë i huaj në karrierën e 28-vjeçarit që më parë ka luajtur në Turqi, Çeki, Poloni, Kroaci Rusi. Balaj do të jetë gati për ta ndihmuar skuadrën e re në takimin hapës të Bundesligës, këtë të diel ndaj Sankt Pëlten.

Transferimi i Balajt tek ekipi austriak u krye me kosto 0 pasi kontrata e sulmuesit me klubin çeçen Ahmat mbaroi në fund të këtij sezoni.