Zyrtare: Belgjika për herë të parë në histori me kryeministre

Politikania liberale, Sophie Wilmes, sot edhe zyrtarisht bëhet gruaja e parë kryeministre e Belgjikës, shkruajnë gazetat lokale.

Ajo ka zëvendësuar kryeministrin në largim Charles Michel, i cili është emëruar në postin e presidentit të Këshillit Evropian, një nga top pozitat në Bashkimin Evropian, transmeton Reutersi raportimet e medieve lokale belge.

Wilmes aktualisht mban edhe postin e ministres së Buxhetit në qeverinë e udhëhequr nga Micheli.