Valon Syla – Kurtit: More rrenc, dole si vendasi i yt Abazoviq

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia njohur Manastirit të Deçanit 24 hektarët tokë të kontestuar, ka reaguar në mënyrë tallëse gazetari Valon Syla duke e quajtur “kishe parimor…e burrë i fortë me gjyks pule” e duke e krahasuar me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili e kishte kaluar marrëveshjet tejet kontraverze me Kishën Ortodokse Serbe, për çka edhe ishte shkarkuar nga posti i të parit të shtetit.

Reagimi i Sylës:

Kishe parimor… e burrë i fortë me gjyks pule e fali Manastitin ditën e parë të Ramazanit.

E more Albin Kurti… deshte me hy ne histori si shqiptaromadh, e dole si vendasi i yt Abazoviqi, se edhe ai e ka fal si ti… por ai në Mal të Zi, e ti në Republikën e Kosovës, që e ke njoftë ti si shtet, mas 110 njohjeve të shteteve të tjera…

More rrenc…

Nginu Vetëvendosje se na patët lodhë.