Zyrtare: Boateng në Barcelonë

0
492

Kevin Prince Boateng është deklaruar për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Kevin Prince Boateng kaloi te Barcelona nga Sassuolo, ndërsa është shprehur shumë i lumtur.

Sulmuesi ganez ka thënë se ai e di që nuk do të luajë si startues te katalonasit, mirëpo do ta shijon këtë momente në karrierë.

“Dua të shijoj kohën time këtu dhe të fitojë gjithçka. Ju faleminderit shumë për mundësinë, “filloi ish sulmuesi i Milanit, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam ardhur për të qenë një startues sepse këtu ka lojtarë të shkëlqyer. Në vend të kësaj kam ardhur për të sjellë përvojë dhe për të ndihmuar ekipin.

“Unë jam gati 32, kështu që roli i im si numër 9-të është i përsosur për mua tani. Ndihem shumë rehat në atë pozitë.

“Kur më thanë për interesimin e Barcelonës, ndjenja ishte e pabesueshme. Unë i thashë shokëve të skuadrës sime se nuk kishte nevojë për një avion. Unë mund të shkojë këmbë në Barcelonë!

“Është një ëndërr, diçka e pabesueshme, një nder. Është një dhuratë për të qenë në gjendje të luajë me Messin, Suarezin dhe të tjerët. Vetëm duke parë ata luajnë është e mjaftueshme!

“Trajneri do të vendosë nëse do të luajë ndaj Sevillës, por dëshira ime është që të luaj menjëherë.

“La Liga është Liga, më e mira dhe më tërheqëse në botë.”, ka shtuar më tej Boateng.