Zyrtare: Ceballos transferohet te Arsenali

Arsenali e ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin me Dani Ceballos nga Real Madrid, si huazim për një vit.

Klubi nga Londra nuk do të ketë opsionin për ta blerë mesfushorin kur skadon huazimi i tij, por do ta paguajë pagën vjetore të plotë prej 3 milionë eurosh.

Kështu Arsenali e ka fituar garën për një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj verës.

Ceballos shkëlqeu me Spanjën U-21 ku e fituan Kampionatin Evropian, por ai nuk ishte në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri.

Unai Emery tani e ka më të kompletuar mesfushën me spanjollin që do të luajë së bashku me Lucas Torreiran, Granit Xhakën dhe Matteo Guendouzin.