Zyrtare: Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen më 22 shkurt 2020

Tani është zyrtare! Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të luftojnë edhe një herë dhe kjo do të ndodhë më 22 shkurt 2020.

Të dy Wilder dhe Fury sapo kanë zyrtarizuar lajmin, edhe pse ishte e pritur një gjë e tillë.

Sidoqoftë, tani kemi një njoftim zyrtar, kështu që të gjithë mund të fillojmë të mendojnë për meçin.

Lufta e parë, e cila u zhvillua në dhjetor 2018, ishte një klasik e peshave të rëndë.

Siç e dimë të gjithë, meçi i parë përfundoi në barazim, me të dy luftëtarët që qëndruan në 12 raundeve të plota.

Opinioni i shumicës ishte se Fury e fitoi atë luftën, por për shkak të dy goditjeve të rënda të Wilderit, veçanërisht ajo e raundit të 12-in, kampioni WBC shpëtoi luftën dhe mbrojti titullin e tij.

Askujt nuk i pëlqen një barazim, veçanërisht në boks, kështu që të dy luftëtarët kanë folur pas ndeshjes duke e sulmuar shpesh njëri-tjetrin.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Pas barazimit në 2018, Fury ka fituar në dy raste, duke i mposhtur si Tom Schwarz ashtu edhe Otto Wallin.

Në anën tjetër Wilder, gjithashtu është rikthyer në ring dy herë që nga takimi me Fury, dhe ai gjithashtu ka fituar dy herë.

Ai e mbrojti me sukses titullin e tij kundër Dominic Breazeale, përpara se të mposht Luis Ortiz./Telegrafi/