Zyrtare: Genc Nuza drejton ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Genc Nuza po kalon formë të mirë në drejtimin e ndeshjeve të Superligës dhe tashmë po i besohen edhe ndeshjet e nivelit ndërkombëtar.

Gjyqtari kosovar është caktuar për të drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të rinj midis Stade Rennais FC (FRA) dhe Maccabi Petah Tikva FC (ISR).

Nuza në këtë sfidë do të ketë ndihmën e dyshes tjetër të Superligës, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj derisa i katërti do të jetë francezi Benjamin Lepaysant.

Ndeshja do të luhet të mërkurën nga ora 18:00.