Zyrtare, ja emrat e ministrave të rinj

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re Qeveritare.

Gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime edhe atë si vijon:

Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit

Ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut

Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit

Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut

Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku

Për një kohë të caktuar Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovskit.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./strugaekspres