Zyrtare: Mavraj prezantohet te skuadra e tij re, është gjermane

Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Ingolstadtin, duke nënshkruar me skuadrën e re.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka vendosur të rikthehet te skuadra e Greuther Fürth që garon në Bundesligën 2.

33-vjeçari ka qenë pjesë e Greuther Fürthit në vitett 2011-2014, teksa më pas u transferua te Kolni.

Pas dështimit me skuadrën e Ingolstadtit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Shqipërisë do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme.

Kujtojmë që Mavraj iu bashkua Ingolstadtit në gjysmën e dytë të sezonit, pasi më herët ishte pjesë e Aris Saloniki në kampionatin grek.

Me Greuther Furthin, shqiptari ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.