Fatmir Matoshi: Po zgjidhim problemin e ndotjes së mjedisit nga qeset e plastikës

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vlerësuar së ndër armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës.

“Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”.

Këto komente i bëri gjatë konferencës përmbyllëse të projektit “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME, PA QESE PLASTIKE”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support – KCBS.

Ai tutje u shpreh se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar sa i përket të ardhmes së përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

Sipas tij rreth përdorimit të qeseve të plastikës do të merret një vendim që do të jetë i pranueshëm nga palët dhe rrethanat shoqërore në vendin tonë.