Zyrtare: Ranieri trajneri i ri i Sampdorias

Cluadio Ranieri është zyrtarisht trajneri i ri i Sampdorias.

Ditë më parë, skuadra e Sampdorias ka ndarë rrugët me Eusebio Di Francesco, duke lënë stolin e skuadrës pa një prijës.

Sot, Sampdoria ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Claudio Ranierin, transmeton lajmi.net.

Ranieri do të drejtojë skuadrën nga Serie A në ndeshjet e mbetura të sezonit, për të tentuar që të rikthejë rezultatet pozitive.

Kjo është skuadra e tetë në Serie A për Ranierin.