Zyrtarë të lartë amerikanë kërkojnë dëbimin e Turqisë nga NATO

Dy zyrtarë të lartë kanë shkruar një letër, të botuar në Financial Times, në të cilën denoncojnë, siç i quajnë, “pazaret” turke për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe i bëjnë thirrje Aleancës që të jetë gati të dëbojë Turqinë, në mënyrë që të mos inkurajojnë Rexhep Tajip Erdogan.

Letra e botuar në FT dhe e nënshkruar nga ish-ambasadori i SHBA-së në OKB Mark Wallace dhe Madeleine Joelson, dy zyrtarë të lartë në Programin e Demokracisë së Turqisë, i referohet ndër të tjera kundërshtisë së Turqisë në lidhje me pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe kritikon strategjinë e aleatëve, të cilët bënë kompromis me kërkesat e Rexhep Tajip Erdogan, për të hequr veton e tij.

“Problemi me këtë strategji është se shpërblen sjelljen e keqe të Erdoganit. Kjo do ta inkurajojë atë të shtyjë për më shumë lëshime herën tjetër që NATO-s të ketë nevojë për një votë unanime për t’u marrë me një krizë.