As Hamza s’e përjashton mundësinë për koalicion me VV’në: S’kemi vija të kuqe me askënd

Bedri Hamza nga PDK nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai thotë se nuk kanë vija të kuqe me askënd.

‘’PDK as s’ka pasë, e as ka me pasë vija të kuqe. Asnjëherë s’kemi qit vija të kuqe për asnjë parti. Jemi të hapur. Kemi deklaru që mas procesit zgjedhor ne shkojmë në opozitë’’.

“Por sjemi tu ngarent për të qenë pjesë e Qeverisë. As nuk e kemi diskutuar, as nuk i kemi thënë ndonjë partie”.