Zyrtare, Ziadin Sela jep dorëheqje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tashmë ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqjen. Lidhur me këtë, Indeksonline kishte raportuar gjatë ditës së sotme.

Sela këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë.

“Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo është që Tetova nuk është vetëm komunë dhe nuk është vetëm qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tonë dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”, u shpreh ai para mediave.

Partia Besa është fituese e këtyre zgjedhjeve në Tetovë.