Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në kilometrin e parë të magjistrales Prishtinë – Podujevë, konkretisht afër xhamisë së vjetër, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen se ka qenë të përfshirë dy vetura me targa të huaja.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve të mëdha materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 89 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident.