Zyrtarët e NATO-s: Mund të jenë deri në 15,000 rusë të vrarë në pushtimin e Ukrainës

Vlerësohet se 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në një muaj gjatë pushtimit rus të Ukrainës, thanë dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s.

Zyrtarët e bënë vlerësimin gjatë një konference me gazetarët të mërkurën.

Zyrtarët specifikuan se mund të jetë deri në 7,000 ose deri në 15,000 në total ushtarë rusë të vrarë në konflikt deri më tani.

Vlerësimi i tyre bazohet në atë që u thotë Ukraina, atë që ata dinë nga Rusia dhe nga informacionet me burim të hapur.

“Vlerësimi që kemi bazohet në atë që na thonë ukrainasit, çfarë na ka bërë të ditur rusët, qëllimisht ose gabimisht, sepse gabimet ndodhin në një luftë, dhe nga inteligjenca që marrim në burime të hapura, ne mendojmë se rusët kanë humbur mes 7,000, deri në maksimum 15,000 të vdekur”, tha zyrtari të mërkurën.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës vlerëson se 15,600 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt.

Në përgjithësi, ata vlerësojnë se mund të ketë nga 30,000 deri në 40,000 ushtarë rusë ose të vrarë, të plagosur ose të zhdukur fare.