Zyrtarët që u arrestuan sot dyshohet se ishin të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale

50 zyrtarët që u arrestuan sot, 48 prej tyre të Policisë së Kosovës dhe dy oficerë të Doganës së Kosovës, dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policorë të Kosovës, në një konferencë të mbajtur për media, pas përfundimit të operacionit të koduar “Pika”

Muaj më parë kemi pranuar informacione për disa zyrtarë që janë të përfshirë në vepra penale. 48 janë zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë. Ekziston dyshimi se të njëjtit janë të involvuar në mbi 400 veprimtari kriminale”, u shpreh Hodaj.

Mes tjerash, bëri të ditur se të njëjtëve iu është caktuar masa ndalimit për 48 orë dhe është rekomanduar suspendimi i tyre nga puna.