Zyrtari i PDK-së “zbulon” qeverinë e re, PDK bashkë me LDK-në

Zëvendësministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, njëherit Sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë që LDK po i frikësohet një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tejtër dhe pastaj po shantazhon skenën politike me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, shkruan Cakolli në Facebook.

Sipas Cakollit, partia e tij do të udhëheqë me qeverinë pas trysnisë së ndëkombëtarëve.

Statusi i tij i plotë:

LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.

Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.

Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së.