Zyrtari i VV’së thotë se “strucat” e BE’së janë kundër Isa Mustafës

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, duke ironizuar me koordinatorin për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se Bashkimi Europian është kundër kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zaimi ka thënë se Hyseni do të shkojë në Komoran që të flas në telefon me Presidentin Hashim Thaçi.

Ky reagim i tij vjen pasi Hyseni shkoi në SHBA ku zhvilloi disa takime me zyrtarë atje, e edhe një telefonatë me emisarin Richard Grenell.

Postimi i plotë i Zaimit:

Mbas kësaj vizite të suksesshme, Skënder Hyseni do shkojë në Beograd të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivicës, pastaj do shkojë në Tiranë që të flasë në telefon me Genti Cakën se ai s’përton. Pastaj do shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashimin. Nuk do të shkojë as në Bratisllavë e askund që të flasë në telefon me Lajçakun sepse këta strucat e BE’së janë kundër Isës.