Petkoviq: Kurti dërgoi policinë në Zubin Potok, me qëllim që të pushtojë me dhunë katër komuna serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Albin Kurti sot ka dërguar policinë me tyta të gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës “për të tentuar me forcë për të përgatitur terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të tij të paligjshme”.

“Bëhet fjalë për demonstrimin më brutal të forcës dhe provokimin e tensioneve dhe provokimeve të reja nga ana e Kosovës, e cila po përpiqet të zbatojë masat e saj të paligjshme dhe të njëanshme përmes dhunës dhe masave të njëanshme dhe të shkaktojë një destabilizim të ri të situatës në terren“, tha Petkoviq.

Siç vlerësoi ai, Kurti këtë e ka caktuar dhe e ka drejtuar në kohën kur në Tiranë po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, ashtu si edhe gjatë samitit të Berlinit bëri thirrje për shembjen e Marrëveshjes së Brukselit dhe arrestimin e Nenad Gjuriqit.

“Kështu duket e ashtuquajtura demokraci dhe shtet i së drejtës së Albin Kurtit – ndërsa serbëve u ndalon të marrin pjesë në zgjedhje dhe referendume, në të njëjtën kohë, me tyta të gjata, me pushkë përpiqet të mbajë zgjedhje në veri të Kosovës. Është e qartë se qëllimi i Kurtit është të marrë me dhunë dhe armë katër komuna serbe në veri të Kosovës dhe të vendosë përfaqësues shqiptarë në to në zgjedhje ilegale dhe jolegjitime”, tha Petkoviq.

Ai u bëri thirrje serbëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokime.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të shkaktojnë konflikte dhe kriza në veri të Kosovës, sepse populli ynë dëshiron vetëm respektimin e të drejtave dhe marrëveshjeve, të drejtën për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre shekullore”, tha Petkoviq.