Krasniqi për videon e VV’së: Kjo është fytyra e Kurtit, pse s’guxon të flas për Martin Berishajn

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka komentuar videon e VV’së, ku u akuzuan liderët e partitë opozitare. Ai për asnjë moment nuk e shikoi videon e cila ishte duke u transmetuar. Krasniqi tha se nuk ja vlen të shikohet, sic e quajti, ky film propagandistik.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo është fytyra e vërtet e Albin Kurtit.

“Nuk ja vlen me kqyr kësi filma propagandistik. Këto metodat e luftës speciale këta i njohin mirë. Në esencën e tyre edhe kryeministri edhe vija e afërt e tij janë bolshevikë në ideologji dhe idenë e luftës speciale dhe demotizimit të kundërshtarëve e kanë të internalizume në ligjërimin e tyre dhe në veprimin e tyre politik.

Asnjë vend normal në Evropë në perëndim, nuk mundemi me gjet, kur dikush është në qeveri 2 vjet dhe nuk ka mundësi me bo një video që tregon se cka janë të arriturat e dy viteve. Kjo është fytyra e VV’së, fytyra e Kurtit, ky është njeri që i kanë besu 50 për qind të shqiptarëve të Kosovës, dhe që dy vjet nuk është në gjendje një punë me kry për njerëzit që e kanë votu”, tha Krasniqi.

Madje ai shtroi pyetjen se pse Kurti nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Martin Berishajn, përveç që thotë se thur lavde për të.

“Pse Kurti nuk guxon me dalë me thon një fjalë për Martin Berishajn, përvec me mbështet, me mbrojtë me lavdu, cilat janë arsyet që ai nuk guxon me dalë me adresu raportimet ndërkombëtare që thojnë parët të cilat i ka marrë cash Martin Berishaj, janë përdor për fushatën e VV’së. Pse nuk dalin me qësi video cka ka, cka s’ka”.