Zyrtarja e LDK-së: Çfarë ç’kapje është kjo duke zgjedhur rektor anëtarin e LV-së?

Artan Dërmaku është zgjedhur rektor i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Në krye të këtij universiteti Dërmaku do të qëndrojë katër vjet.

Pas emërimit të tij në krye të Universitetit të Gjilanit ka reaguar anëtarja e kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Sadriu-Lushaku.

Ajo ka thënë se Dërmaku është anëtar i partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje.

“Anëtari i LV-së, rektor i Universitetit të Gjilanit! Thonin që do ta bëjnë ‘ç’kapjen’… ‘Ç’kapje’ duke zgjedhur anëtarin e LV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!  ‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet”, ka shkruar Sadriu-Lushaku në “Facebook”.