Mehaj: Vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona

Ministri Mehaj sot ka takuar udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga U.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidaneve në hapësirat e kazermës “Adem Jashari”, ku çdo fidan do të simbolizoj një dëshmor të kombit – luftëtarë të UÇK-së, ka shkruar Mehaj.

Gjithashtu u dakorduam që bashkëpunimi ynë ndërinstitucional të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejtë realizimit të shtetit të forte dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm, ka deklaruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të UÇK-së jane referenca e shenjtë e punës dhe shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në vigjilje të festive të fund vitit, sot pata kënaqësinë të pres në takim, udhëheqjen e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga U.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Me këtë rast, delegacionin e njoftova me objektivat tonë si Ministri dhe Ushtri e vendit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të shenjta të luftës çlirimtare të UÇK-së.

Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidaneve në hapësirat e kazermës “Adem Jashari”, ku çdo fidan do të simbolizoj një dëshmor të kombit – luftëtarë të UÇK-së.

Gjithashtu u dakorduam që bashkëpunimi ynë ndërinstitucional të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejtë realizimit të shtetit të forte dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm.